HomeShowbiz

“Ky është vetëm fillimi”, Kylie Jenner gjithmonë në qendër të vëmendjes

Kylie Jenner po punon për të realizuar ëndrrat e saj në biznes.

Ylli i reality-shout, 22 vjeçe, kohët e fundit nxori në shitje aksionet e kompanisë së kozmetikës për 462 milionë funta, pasi u shpall vitin e kaluar nga revista “Forbes”, si miliarderja më e ri në histori.

Pasi shiti 51 për qind të aksioneve të firmës së saj, Kylie tha “Jam e entuziazmuar që të jem partnere me Coty për të vazhduar të arrij edhe më shumë konsumator të Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin në të gjithë botën.

“Mezi pres të vazhdoj kreativitetin dhe zgjuarsinë për secilën koleksion që konsumatorët kanë pritur dhe të angazhohen me fansat e mi nëpër media sociale”, shtoi ajo.

Duke reklamuar produktet e reja, Kylie ka postuar në Twitter një foto ku shkruan “Ky është vetëm fillimi”.


TË NGJASHME