HomeShowbiz

Ky muaj është i veçantë për Xhensilën, arsyen e zbuloi sot

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më në zë të estradës shqiptare. Bukuroshja po përjeton ditët më të gëzuara së fundmi pasi muaji korrik përkon me ditëlindjen e nënës, motrës dhe vajzës së saj, Ajkës.

Mamaja e saj feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mos mungonte edhe urimi special i bukuroshes. Xhensila ka publikuar pak më parë dy foto ku shihet me nënën e saj dhe motrën.

Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time. Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua. Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë te kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për te mbaruar pjatën e supës. Të gëzofshim edhe shumë e shumë vite unë, Alba, Ajka”, ka shkruar Xhensila.


TË NGJASHME