HomeLajme

Ky qytet do ju paguajë nëse zhvendoseni aty pas koronavirusit

Nëse jeni duke kërkuar të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj pas izolimit nga koronavirusi, qyteti i Savannah në Georgi do t’ju paguajë për tu shpërngulur atje.

Në përpjekje për të tërhequr talentet e rinj në sektorin e teknologjisë, Autoriteti i Zhvillimit Ekonomik në Savannah (SEDA) ka krijuar një program stimulimi financiar që paguan 2,000 dollarë për shpenzimet e punonjësve të kualifikuar të teknologjisë, të cilët dëshirojnë të zhvendosen në zonë.

E pranuar gjerësisht si një nga qytetet më të bukura dhe historike në SH.B.A., Savannah ka një arkitekturë të jashtëzakonshme, jetë të gjallë kulturore, e pasur në kulinari dhe ne arte.

Banorët gëzojnë një kosto jetese relativisht të ulët në krahasim me mesataren kombëtare dhe shtetërore, dhe natyrisht kënaqen me peizazhin bregdetar të saj.

Kandidatët e kualifikuar për programin do të kenë tre vjet përvojë në sektorin e teknologjisë, dhe duhet të zhvendosen në Qarkun Chatham me qira një vjeçare, ose të blejnë një pronë në zonë dhe të jetojnë atje për te pakten një muaj.


TË NGJASHME