HomeKuriozitete

Ky sensor ju ndihmon të monitoroni nëse keni koronavirus

Shkencëtarët e Universitetit të Northwestn kanë shpikur një pajisje të vogël (sensor) e cila ngjitet në fyt dhe monitoron simptomat e koronavirusit, ose shikon ndryshimet që kanë ndodhur në trupin tuaj nëse jeni infektuar me virusin.
Pajisja mat shenjat jetësore, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit. Skuadra pas kësaj shpikjeje e ka parë të nevojshme ekzistencën e objektit pasi gjen shumë shpejt nëse keni apo jo koronavirus.

Pajisja duhet të sterilizohet dhe të mbahet në një vend veçmas objekteve të tjera.

Këtë pajisje e kanë përdorur 25 persona që janë prekur nga virusi. Ata e kanë mbajtur për dy javë dhe përgjatë kësaj kohe kanë nxjerrur të dhëna që treguan proçesin e individëve.

Të prekurit që u pajisën me sensorinu shprehën se vendosja e saj në fyt nuk ndihet fare pasi është gjë e vogël edhe pse në fillim mund të duket sikur është e çuditshme.


TË NGJASHME