HomeShowbiz

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods hedhin çdo gjë pas krahëve, sërish shoqe

Kanë kaluar tashmë më shumë se 4 muaj nga skandali i Tristan Thomposon dhe Jordyn Woods. Dhe 10 vite miqësi mes Kylie Jenner dhe Jordyn u hodhën poshtë, por mesa duket vajzat kanë bërë paqe.

Sipas Us Weekly, marrëdhënia e tyre po rimëkëmbet dhe ato kanë filluar të flasin sërish me njëra-tjetrën. Burimet për US Weekly kanë bërë me dije, se ato mund të flasin sërish, por asnjëherë nuk do të jenë aq të afërta sa më parë.

“Kylie e di se ndarja nga Jordyn do t’i ndimojë të dyja dhe familjen e saj që të shërohet”, ka thënë një burim për Us Weekly.

Me siguri, për Kylie-n nuk ka qenë e lehtë kjo situatë, pasi ka qenë mes motrës së saj dhe mikeshës së ngushtë.


TË NGJASHME