HomeShowbiz

Kylie Jenner feston për arritjet e saj, por veshjet e motrave të saj do ju “fiksojnë”

Kylie Jenner ka organizuar festën e saj për linjën më të re të produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, që solli në treg. Ajo ka organizuar një event me miqtë e saj më të ngushtë, ku kodi i veshjes lidhej me ngjyrën në të cilën u shfaqën produktet e kozmetikës.

Khloe Kardashian, Kim dhe Kourtney ishin kujdesur të visheshin në ngjyrë rozë, ndonëse ndryshe në stil nga njëra-tjetra. Khloe veshi një kostum latex, Kim nje fustan të mbyllur, ndërsa Kourtney një fustan i cili shkëlqente i gjithi nga xixat rozë. Dhe vetë 21-vjeçarja, pronarja e kompanisë më të famshme që mban emrin e saj, kishte veshur një fustan të shkurtër në ngjyrë rozë të lehtë.

Ashtu si çdo herë tjetër, motrat Kardashian bënë që gjithë sytë të kthehen nga ‘look-u’ i tyre, për të cilin ato ishin kujdesur deri në detaje.


TË NGJASHME