HomeShowbiz

Kylie Jenner flet për jetën si mama dhe fëmijë të tjerë

Kylie Jenner mori vëmendje të madhe kur lindi vajzën e saj Stormi në shkurt të vitit të kaluar, pasi e mbajti të gjithë shtatzëninë të fshehtë. Ajo ka vendosur të flasë me “Interview Germany” për jetën e saj të re si një mama.

“Gjithmonë e kam ditur se doja të isha një nënë e re”, ka treguar 21-vjeçarja. “Mbaj mend që njerëzit kanë pyetur, ‘A je gati për këtë?’ dhe gjithmonë e kam ditur se isha gati, por ti nuk e di çfarë dashurie dhe ndjesie është derisa ke një fëmijë.”

Pyetur nëse do të donte të kishte fëmijë të tjerë, Jenner është përgjigjur: “Unë dua më shumë fëmijë por nuk kam  ndonjë plan që të kem fëmijë tani.”


TË NGJASHME