HomeShowbiz

Kylie Jenner hedh poshtë thashethemet për lidhjen e saj, publikon fotot e nxehta

https://www.instagram.com/p/Bv2H2iin1e9/

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur t’i japin fund thashethemeve në lidhje me marrëdhënien e tyre nëpërmjet disa fotove të nxehta gjatë pushimeve. Mesa duket, çifti ka vendosur të largohet për pak kohë drejt Meksikës. “Kylie dhe Travis e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre dhe tani janë shumë mirë bashkë”, është shprehur një burim për ‘E!News’. “Ato vërtetë kishin nevojë për këto pushime dhe për pak kohë vetëm me njëri-tjetrin”, ka vazhduar ai. Fotot kanë marrë shumë komente nga ndjekësit e Kylie-t, por dhe nga miqtë e saj, të cilët e quajnë lidhjen e tyre dhe këtë postim perfekt. Kujtojmë se Travis akuzohej nga Kylie për një tradhti të mundshme, gjë që e detyroi reperin të anulonte koncertet e tij për të qëndruar pranë saj./gotanews.tv


TË NGJASHME