HomeShowbiz

Kylie Jenner i kërkon fansave të karantinohen pasi drejtori i Shëndetit Publik kërkoi ndihmën e saj

Qeveria kërkoi ndihmën e Kylie Jenner për të shpërndarë mesazhin se të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj kohe që virusi po përhapet dhe ajo pranoi ta bënte këtë gjë.

Kylie i dha një mesazh në lidhje me virusin 166 milion ndjekësve të saj disa orë pasi drejtori i Shëndetit Publik të Shteteve të Bashkuara, Jerone Adams i kërkoi që ajo të shpërndante një mesazh që njerëzit ta kuptojnë se situata është shumë serioze. Ai ja kërkoi këtë gjë edhe disa influencerave të tjerë në rrjetet sociale.

Në videon e postuar, Kylie fillon duke i uruar njerëzve një karantinim të lumtur dhe tha se për atë ishte dita e nëntë në karantinë dhe se njerëzit duhet ta kuptonin se koronavirusi është diçka e vërtetë dhe e rrezikshme.

View this post on Instagram

Kylie reminds to stay at home

A post shared by Kylie Jenner Stories ?? (@kyliejennersnapsongs) on

Jenner tha: “Ju lutem qëndroni në shtëpi, praktikoni distancimin social. Nëse jetoni me prindërit tuaj ju nuk do donit të shkonit në shtëpi dhe t’i sëmurni ata. Ju mund ta keni virusin dhe ndoshta nuk e dini dhe në këtë mënyrë infektoni edhe njerëz të tjerë. Është diçka serioze dhe mënyra e vetme se si ne mund ta ngadalësojmë këtë është nëse bëjmë këto gjëra. Nuk ka një kurë për momentin. Askush nuk ka imunitet nga kjo”.

Ajo tha se këto ditë ka qenë duke luajtur me lojëra në shtëpi dhe sigurisht duke kaluar më shumë kohë me vajzën e saj Stormi.

Jenner përfundoi duke thënë “Të rrish në shtëpi është qejf, ne mund të kënaqemi në shtëpi… Ne mund t’ja dalim bashkë”.

Jerome Adams tha në emisionin GoodMorningAmerica se influencerat në rrjetet sociale mund të ndihmojnë në një situate të tillë.
“Unë kam dy fëmijë, 15 dhe 14 vjeç dhe sa më shumë që unë t’i them atyre të mos e bëjnë diçka aq më shumë ata do kërkojnë ta bëjnë”, tha Adams. “Ajo që duhet të bëjmë është të kërkojmë ndihmën e influencerave. Duhet të marrim Kylie Jennerin”.

©Tatani/GotaNews  


TË NGJASHME