HomeShowbiz

Kylie Jenner, Kendall dhe shumë VIP-a të tjerë bëhen pjesë e këngës së Justin Bieber dhe Ariana Grandes

Karantina nuk është dhe aq e keqe nëse izolohesh me njerëzit e duhur!

Justin Bieber dhe Ariana Grande postuan këngën e tyre të parë dhe në videoklip përfshinë shumë personazhe të njohur të showbizit botëror. Madje në këtë klip bën debutimin e parë dhe i dashuri i Ariana Grandes.
Ky eshtë bashkëpunimi që e kemi kërkuar prej vitesh. Duhej te ndodhte kjo pandemi që kjo gje të ndodhte… Justin Bieber dhe Ariana Grande sapo publikuan “Stuck with u”.

Videoklipi konsiston në paraqitjen e shumë po shumë fansave dhe personazheve të njohur.

Kendall Jenner, Kylie Jenner, Steph dhe Ayesha Curry, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, Chance the Rapper, Jaden Smith, Gwyneth Paltrow, Lil Dicky e shumë personazhe të tjerë të famshëm shfaqen ne klip.

Gjithashtu pjesë e videos janë fansat apo siç njihen ndryshe ‘Beliebers dhe Arianators’. Për ju që akoma nuk e keni dëgjuar këtë super bashkëpunim ju ftojmë ta dëgjoni dhe në këtë mënyrë do shihni pak nga jeta e personave të famshëm në karantinë:


TË NGJASHME