HomeShowbiz

Kylie Jenner maskohet si Barbie, Albërije Hadërgjonaj reagon

Një ndër look-et e përzgjedhura për Halloween të 21 vjeçares më të famshme në botë, Kylie Jenner ishte ‘maskimi’ si një kukull Barbie.

Me pamje të kuruar nga make up artisti i saj personal Ariel Tejada e paruket flokë verdhë shumë të gjata, Kylie shfaqet e mbështetur në një makinë “Ferrari” ngjyrë rozë.

Por shndërrimi i të famshmes Jenner është pëlqyer e komentuar shumë në rrjetet sociale e mediat online dhe një koment për të nuk ka nguruar ta jap në Instagramin e saj edhe artistja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj.

Ajo ka ripostuar foton e biznesmenes së re duke shkruar: “A nuk është ajo Barbie më e mirë që ekziston”?, duke u treguar kështu 170mijë ndjekësve të saj se ajo e ka pëlqyer shumë zgjedhjen e bërë nga Kylie Jenner për Halloween 2018.

Albërije Hadërgjonaj e cila prej pak kohësh është transferuar për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një ‘lidhje’ të tërthortë me klanin Jenner-Kardashian pasi make up artisti personal i motrave më të njohura në botë është shok i ngushtë dhe jeton me Anxhelinën, vajzën e këngëtares shqiptare dhe janë tejet të lidhur familjarisht.


TË NGJASHME