HomeShowbiz

Kylie Jenner merr këtë vendim për vajzën e saj Stormi

Sa vjeç keni qënë kur keni hapur Instagramin tuaj? Mbase jo kaq të vegjël sa Stormi Webster.
Ndonëse është ende shumë e vogël, duket se Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë rënë dakort që vajza e tyre, Stormi të ketë llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, e cila me siguri do të menaxhohet nga vetë ata.


22-vjeçarja ka ndjekur nga kjo adresë vetëm pjestarët e familjes ‘Kardashian-Jenner’ duke lënë të kuptohet se kjo do të jetë adresa e vetme e Stormit.

Deri më tani Kylie ka ndarë një sërë fotosh dhe videosh me të voglën e saj në ‘Instagram-in’ e vetë të cilat janë pëlqyer shumë për shkak të shkathtësisë që e vogla ka treguar.
Kujtojmë se disa ditë më parë, video ku Stormi priste Kylie-n për të ngrënë karamelet duke bërë durim për kthimin e mamasë në dhomë bëri xhiron e rrjetit.

Ende nuk dihet se kur do postohen fotot e para në llogarinë e Stormyt mirëpo derisa kjo gjë të ndodhë ne do jemi aty për ti parë.


TË NGJASHME