HomeShowbiz

Kylie Jenner pëson një humbje tjetër, i largohet drejtori i kompanisë

Kylie Jenner është duke kaluar periudhën më të vështirë në biznesin e saj. Ajo është akuzuar nga revista Forbes se ka mashtruar për pasurinë e saj.
“Daily Mail” njofton se drejtori i përgjithshëm i “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Skin” është larguar nga roli i tij gjashtë muaj pasi u emërua, megjithëse ai kurrë nuk mori zyrtarisht titullin.

Christoph Honnefelder ishte emëruar në rolin drejtuesit si CEO i ardhshëm i kompanisë së Kylie Jenner në janar të këtij viti, por tani është larguar për ‘arsye personale’.

“Forbes”, e kishte shpallur 22-vjeçaren një miliardere në mars të vitit 2019, ndërsa në një artikull të publikuar së fundmi, ata e hoqën atë nga lista e miliarderëve pasi zbuluan se biznesi i saj është ‘dukshëm më i vogël dhe më pak fitimprurës’ sesa që të tjerët besuan.

Ky artikull u bazua në një analizim të dosjeve financiare në momentin që Jenner shiti 51% të aksioneve të markës së saj “Kylie Cosmetics” te “Coty” në janar për 600 milionë dollarë.
“Forbes” gjithashtu akuzon Kylie Jenner për krijimin e deklaratave tatimore të falsifikuara.


TË NGJASHME