HomeShowbiz

Kylie Jenner postoi një foto me bikini dhe fansat çuditërisht po e përgëzojnë

Kylie Jenner postoi një foto ku shihet e veshur vetëm me bikini dhe fansat po e përgëzojnë. Do thoni ju pse? Bilionerja 22 vjeçare tregoi para botës se ajo ka stretch marks në gjoks apo siç njihen në shqip si ‘strija’.

Nuk ka asnjë problem që një vajzë të ketë strija mirëpo kur të tilla shihen në trupin e një vajze të famshme, e sidomos në trupin e një bilionereje fansat surprizohen pasi fare mirë Kylie mund ti nënshtrohej një trajtimi për heqjen e tyre.

Fansat kanë komentuar menjëherë në foton që Kylie postoi duke shkruar:
‘Nëse Kylie ka strija dhe nuk ka turp ti tregojë ato atëherë përse ne nuk e pranojmë veten siç jemi?‘ ose të tjerë shkruajnë “Kylie Jenner që tregon haptazi strijat e saj është pjekuri’.

Duke qënë se familja Kardashian, sidomos Kylie dhe Kim janë vënë në qëndër të lajmeve rozë për përdorimin e photoshop-it, fotoja e publikuar nga Kylie tregon se gjërat po ndryshojnë për mirë.

Kujtojmë se Kylie ka folur dhe më parë për strijat që ka në trup në një video të realizuar një vit më parë me ish-shoqen e ngushtë Jordyn Woods.


TË NGJASHME