HomeShowbiz

Kylie Jenner, sekreti për forma perfekte pas shtatzënisë

Kylie Jenner lindi fëmijën e saj të parë me Travis Scott në shkurt të vitit 2018.
21 vjeçarja ka thënë në të kaluarën se ka shtuar 18 kilogramë gjatë shtatzënisë. Tre muaj pas lindjes, ajo tha në Snapchat se do të donte të humbte 9 kilogramë. Mamaja e re duket më e lumtur me trupin e saj këto ditë.

 

Kur u pyet gjatë një videoje Live në Instagram se si ajo arriti të kishte përsëri një bark të sheshtë, Kylie u përgjigj “Sinqerisht, është e gjitha te dieta për mua.”

 

“Unë jam si natyrë një person me të vërtetë i dobët, si Kendall Jenner. Gjithmonë kam pasur një bark vërtet të sheshtë, por kurrë nuk kisha ndjerë se ishte kthyer në si ishte para se të kisha Stormin, deri kohët e fundit dhe mendoj ka shumë të bëjë me dietën.” shtoi ajo.

 

“Unë dua pica, makarona, dhe thjesht filloj i shmag ato e ha më mirë, dhe ndjej se kjo është zgjidhja për mua personalisht.”


TË NGJASHME