HomeShowbiz

Kylie Jenner sërish në krahët e Travis Scott

Disa ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me vogëlushen e tyre Stormi.

Ata shfaqeshin shumë të afërt e të lumtur me njëri-tjetrin, gjë që i bëri fansat të mendojnë se dyshja është ribashkuar.

Gjithashtu dyshimet u shtuan pasi edhe Kylie postoi në Instastory disa foto ku shfaqej pranë ish-partnerit.

“Është një gjendje shpirtërore”- shkruante Kylie në postimin e saj.

Kylie dhe Travis janë parë sërish bashkë ditën e dielë dhe bashkë me ta ishte edhe Stormi.

Ata dukeshin si një familje dhe me sa duket ata janë kthyer pas ndarjes së bujshme të shtatorit.


TË NGJASHME