HomeShowbiz

Kylie Jenner shpallet si miliarderja më e re për të dytin vit rradhazi

Kylie Jenner vazhdon dhe mban statusin e milioneres më të re në moshë.
Pasuria e fituar falë kompanisë së bukurisë “Kylie Cosmetics” arrin në 600 milion dollarë.

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga “MyProtein” u llogari se Kylie fiton 983.400 dollarë për çdo post të sponsorizuar në Instagram duke shkuar në 1 milionë për një postim.

“Hopper HQ” e ka vlerësuar Kylien jo vetëm si personi me më shumë ndikim në Instagram nga familja Kardashian-Jenner, por në të gjithë Hollywood-in.
Vitin e kaluar, “Hopper HQ” e shpalli atë mbretëreshën e sponsorizimeve në Instagram, duke mposhtur Selena Gomez e cila u rendit në vendin e dytë me 800.000 dollarë për një postim të sponsorizuar në këtë rrjet social kaq të fuqishëm.

Kujtojmë se Kylie është vajza me më shumë ndjekës në Instagram nga familja Kardashian-Jenner.


TË NGJASHME