HomeShowbiz

Kylie Jenner uron mikeshën e saj për ditëlindje: Sot dhe çdo ditë festojmë për ty

Ditën e sotme feston ditëlindjen shoqja e Kylie Jenner, Stassie.
Miliarderja Jenner sigurisht që nuk mund të mos qëndronte pa e uruar mikeshën e saj prej shumë vitesh.

Në Instagram Kylie ka postuar disa foto me mikeshën e zemrës, duke i shprehur fjalët më të ëmbla dhe duke falenderuar Zotin që e solli në jetën e saj.

Kylie e quan Stassie-n një bekim dhe një teze shumë të mirë si edhe tregon se nuk do ta kishte imagjinuar dot jetën pa të.

“Gëzuar ditëlindjen motrës time! Je më e rralla e të gjitha kohërave, vërtetë një dhuratë për këtë botë dhe tezja më e mirë për vogëlushen time! S’më besohet që po festojmë ditëlindjen tënde të 23-të! Jam falenderuese për çdo vit që kemi kaluar së bashku dhe falenderoj Zotin që të solli në jetën time! S’do t’ia dilja dot pa ty! Do të të mbështes deri në fund të jetës! Sot dhe çdo ditë festojmë për ty!”- janë fjalët e Kylie-t.

Në fakt, Kylie dhe Stassie u afruan më shumë me njëra-tjetrën pas zënkës së famshme të Kylie-t me Jordyn Woods.
Kylie shquhet për dhuratat e shtrenjta qe i bën mikeshave të saj, ndaj jemi në pritje të asaj për Stassien.


TË NGJASHME