HomeShowbiz

Kylie Jenner zbulon se është karantinuar me ish-in e saj në vilën e re

Kylie Jenner postoi një foto të re me ishin e saj, Travis Scott në Instagram. Cifti është karantinuar së bashku me vajzën e tyre 2 vjeçare Stormin në super vilën e re të Kyliet.

22 vjeçarja Kylie dhe Travis 29 mund të mos jenë rikthyer bashkë në mënyrë romantike por ajo që dihet është se çifti po kalojnë shumë kohë së bashku. Ata janë karantinaur në super vilën e re që Kylie ka blerë së fundmi në Holmby Hills.

Bilionerja po e kalon kohën me familjen dhe mikeshën e saj Stassie me të cilën po argëtohet duke realizuar video argëtuese në TikTok.

Para pak ditësh Travis festoi edhe ditëlindjen e tij e duke qënë se po jeton në të njëjtën shtëpi me Kylien besojmë se surprizat nga ana e saj nuk do kenë munguar.


TË NGJASHME