HomeSociale

KZAZ, Kamëz/ Efektivi i policisë pa ndjenja. Niset me urgjencë drejt spitalit

Një efektiv policie ka rënë pa ndjenja sot në KZAZ në Kamzës, ku ka pasur përplase mes militantëve të PD për të hyrë në këto ambiente.

Është parë që polici ka rënë pa ndjenja dhe ka qenë në gjendje të rënduar, por edhe pas ndihmës që i është dhënë nga personat aty pranë, nuk ka mundur të përmendet.

Menjëherë e kanë nisur për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Kujtojmë se ditën e sotme gjatë paradites në këtë shkollë ku janë vendosur materialet zgjedhore, ka pasur përplasje mes militantëve të PD dhe forcave të policisë, për të penguar futjen e tyre në qendrën e KZAZ, dhe pak më herët është përdorur edhe spraj lotsjellës nga policia për të shpërndarë qytetarët të cilët arritën të hapin portën kryesore të shkollës.

Polici shfaq probleme, i bie te fiket (1)
Polici shfaq probleme, i bie te fiket (2)
Polici shfaq probleme, i bie te fiket (3)

TË NGJASHME