HomeSport

“La Gazzetta Dello Sport”: Antonio Conte trajneri i ri i Inter

Ky sezon i Inter, do të vendoset në javën e fundit të Serie A në ndeshjen kundër Empolit. Në këtë ndeshje, do të vendoset pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm, por e ardhmja e Luciano Spalletit. Për teknikun italian, është hera e fundit që do të ulet në pankinën zikaltër. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, largimi i Spalleti është i sigurtë, madje theksohet se Inter ka arritur një marrëveshje me Antonio Conte. Gjithashtu Conte, do të marri drejtimin e ekipit prej të hënës.

Prezantimi i Antonio Conte te Inter, do të bëhet javën tjetër, kur pritet të bëhet edhe nënshkrimi me ish-teknikun e Juventus dhe Chelsea. Jo vetëm kaq, por sipas shkrimit në gazetë, është hedhur dritë edhe mbi disa nga pikat e marrëveshjes mes teknikut Conte dhe administratorit të deleguar të Interit Marotta. Ky i fundit i ka lënë dorë të lirë në ekip trajnerit italian, madje edhe në tregun e transferimeve, ku do të jetë Conte ai që do të vendosë se kush do të largohet e kush do të qëndrojë. Po ashtu, projekti i klubit zikaltër kërkon ndërtimin e një skuadre, e cila do të konkurrojë Juventusin në kampionatin italian dhe do të jetë kompetitive në Europë.


TË NGJASHME