HomeSport

La pa ndjenja rojen e sigurisë, gjesti i Ronaldos pas incídentit bëhet viral

Ditën e djeshme ka startuar Uefa Champions League për sezonin e ri 2021-2022 dhe që në ndeshjen e parë Yong Boys – Manchester United u shënua një incídent aspak i këndshëm.

Teksa ekipet po kryenin nxemjen e fundit para fillimit të sfidës, një top i shkelmuar nga Cristiano Ronaldo shtriu në tokë një nga rojet e sigurisë në anën e fushës.

I godítur nga topi, roja ra përtokë pa ndjenja dhe menjëherë Ronaldo nxitoi të shkonte pranë tij për të parë gjendjen e punëtorit.


Fatmirësisht roja e mori shpejt veten pas ndihmës së parë dhe nuk pati probleme, por gjesti i yllit portugez nuk kaloi pa u vënë re nga mediat sportive më të mëdha europiane.

Gjithçka më pas vijoi normalisht, teksa anglezët u mposhtën me rezultatin 2-1.


TË NGJASHME