HomeShowbiz

Labi jep mbështetje për Loredanën përmes një mesazhi publik

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri, së fundmi përmes një mesazhi publik ka ofruar mbështetje për rap-artisten Loredana Zefi.

Kjo e fundit po përballet me akuza të rënda nga një çift zviceran, të cilët deklarojnë se ajo dhe vëllai i saj i kanë zhvatur shuma të mëdha parash.

Labi ka publikuar në InstaStory një imazh të Loredanës bashkë me Mozzikun dhe vajzën e tyre, Hanën, teksa në mbishkrimin e saj ka ofruar mbështetje për bashkë-vendasen e tij.

“Qëndroni të fortë se drejtësia vonon, dhe prapë do bjerë në vend. Ne besojmë në ju. Zoti qoftë me ju. Labi 05 Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar këngëtari dhe deputeti Tahiri në InstaStory.

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Ndërkohë, çifti Loredana dhe Mozzik mbërritën pasditen e së mërkurës në Kosovë, teksa refuzuan të prononcoheshin lidhur me rastin.


TË NGJASHME