HomeShowbiz

Lady Gaga flet hapur për ngacmimet që ka përjetuar kur ishte fëmijë

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga thotë se ngacmimet që ka përjetuar kur ka qënë adoleshente do mbeten gjatë në kujtesën e saj.
Këngëtarja ka vuajtur nga ngacmimet që njerëzit i kanë bërë dhe shprehet se akoma mund të kujtojë gjestet që të tjerët bënin ndaj saj.

Lady është shprehur: “Do të qëndrojë me ju gjatë gjithë kohës. Mbaj mend gjërat që njerëzit më thonin përpara të tjerëve. Askush nuk më pyeti a je mirë?”.

Pavarësisht përvojës së saj të hidhur që ka kaluar, këngëtarja 34-vjeçare nuk mban mëri ndaj atyre që e keqtrajtuan.
Duke folur për emisionin ‘The Sunday Project’, ajo shtoi: “Të qenit e ngacmuar në shkollë më ka mësuar rëndësinë e mirësisë sepse është diçka që mund të rregullohet”.

Tashmë këngëtarja jep mesazhe sensibilizuese për të përkrahur të gjithë ata që po kalojnë të njëjtën gjë që ajo ka përjetuar.


TË NGJASHME