HomeShowbiz

Lajm i keq për fansat! Sëmuret këngëtarja e mirënjohur

Britney Spears, është kontrolluar në një qendër të shëndetit mendor, pasi vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale. Kjo gjë ndodhi pas problemeve shëndetësore të të atit.

Këngëtarja 37-vjeçare është e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, ndërsa muajin e kaluar është zhvendosur te ai për t’i qëndruar pranë.

Ende nuk dihet asgjë për gjendjen e tij, veç faktit që në janar ai iu nënshtrua një operacioni pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë. Britney-t gjatë kësaj kohe i është dashur të përballohet me një krizë nervore dhe për këtë arsye do të kalojë një muaj në një qendër kushtuar shëndetit mendor.

Ajo ka vuajtur edhe më herët nga problemet e shëndetit mendor, ku kujtojmë incidentin e 2007-s, kur ajo rruajti kokën dhe kaloi kohë brenda një qendre rehabilitimi në Malib.


TË NGJASHME