HomePolitikë

“Lajm i keq”/ Rama: Ka rritje katástrofike të çmimit të háshashit në Shqipëri sepse…

Rama ka folur për herë të parë rreth protestës së zhvilluar ditën e mërkurë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, teksa iu përgjigj pankartës që shkruante “Kushton më shumë buka se háshashi”.

I ftuar në Zonë e Lirë, Rama tha se ka një rritje kátastrofike të çmimit të háshashit, pasi nuk ka prodhim, ndërsa përmendi dhe një raport konfidencial, që sipas tij, është bërë nga të huajt për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:

Çani: Protesta në Tiranë për rritjen e çmimeve…

Rama: Të hënën do të jem këtu. Protestat kanë qenë lajtmotiv, që kanë shoqëruar rrugën time si kryeministër.

Çani: Kushton më shumë buka se háshashi?

Rama: Ka një rritje kátastrofike të çmimit të háshashit, për shkak se nuk ka prodhim. Është rritur shumë çmimi, se ka rënë prodhimi.

Çani: Unë nuk e dija këtë…

Rama: E kam parë në një raport. Nuk ka më as kapje nga polícia italiane, për shkak se ka rënie drástike të prodhimit në Shqipëri.

Çani: Ky nuk është lajm i mirë…

Rama: Ky është lajm shumë i mirë për mua.

Çani: Të jesh i bindur që në Shqipëri rënia e háshashit është lajm i keq, se është varfërim…

Rama: Jo, nuk besoj në këtë. Për ty asgjë që s’është e mirë, është e keqe. Lajmi i keq bën më shumë se sa lajmi i mirë, gënjeshtra po ashtu.

Çani: Ta shohim këtë raportin?

Rama: Është konfidencial. Raporti nuk është nga ana jonë, jo nga ne, dhe flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar, çmimi ka shkuar në stratosferë. Po flasim për furnizimin nga tregu i Shqipërisë. Raporti ishte specifik. Tani unë nuk e di kemi ardhur të flasim këtu për çmimin e energjisë, apo të háshashit.


TË NGJASHME