HomeShowbiz

Lajm i mirë! Disney World do rihapet pas dy muajsh mbyllje

Një lajm i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e Walt Disney World.
Vendi i përrallave që gjendet në Orlando, Florida do të hapet pas gjashtë javësh mbyllje për shkak të COVID-19.

11 korriku është data që besohet se do të hapet vendi që magjeps të madh e të vogël.
Mirëpo do ketë disa rregulla. Për tu futur brenda do të duhet të lahen shpesh duart nga personat që hyjnë brenda.

Orlando konsiderohet si kryeqyteti i parkut të Disneyt të Amerikës, përveç asaj që është në Paris- që është kryesorja dhe më e vizituara nga njerëzit.

Që nga mbyllja e Disney rreth 75,000 punëtorë kanë mbetur pa punë mirëpo priten të rikthehen në punë në fillim të korrikut.


TË NGJASHME