HomeShowbiz

Lajm i mirë! “Emily in Paris” nis xhirimet për sezonin e dytë

Netflix ka njoftuar se ka filluar zyrtarisht prodhimi i sezonit të dytë të serialit ‘Emily in Paris. Seriali hit, i cili vjen nga krijuesi i “Sex and the City” Darren Star, po xhirohet në vendet franceze si Paris dhe St. Tropez.

Në kë sezon luan sërish Lily Collins si një grua e re që lëviz nga Çikago në Paris për të ofruar një perspektivë amerikane për agjencinë e firmës së saj të marketingut, Savoir.

Netflix zbuloi gjithashtu se numrat e shikueshmërisë për sezonin e parë të shfaqjes, arritën në 58 milionë familje në të gjithë globin në 28 ditët e tij të para, duke e bërë atë serialin e tyre më të popullarizuar të vitit 2020.

Pas suksesit të serialit, aktorja Lily Collins fitoi nominimet e Golden Globe në Shkurt, si aktorja më e mirë – komedi/muzikal TV, si dhe për komedinë ose muzikalin më të mirë.


TË NGJASHME