HomeLajme

Lajm i mirë nga Kina/ Asnjë rast i ri me koronavirus nga brenda vendit

lajm i mire nga kina

Provinca kineze Hubei, qe u bë qendra e shpërthimit të koronavirusit, Covid-19, nuk raportoi për infeksione të reja. Për herë të parë pasi patogjeni u shfaq më shumë se dy muaj më parë, duke shënuar një pikë kthese në një epidemi që infektoi pothuajse 81,000 kineze dhe kërcënon të shtyjë ekonominë e dytë më të madhe në botë në tkurrjen e saj të parë tremujore, në dekada.

Ky lajm nga provincën Hubei vjen ndërsa Kina lufton të rikthehet në këmbët e saj pasi u godit rëndë nga një sëmundje që shpërtheu jashtë qytetit të Ëuhan në fund të janarit. Tashmë atje po meren me pasojat e masave të kontrollit që kanë shkaktuar dëme të mëdha sociale dhe ekonomike, mbi të gjitha në provincën me  60 milion banorë të Hubei, e cila është ende nën karantinë masive.

Me virusin që përshpejton përhapjen e tij në të gjithë botën dhe njerëzit brenda Kinës që rifillojnë punën dhe aktivitetet sociale, një valë e dytë e infeksioneve është pothuajse e garantuar, thonë ekspertët. Duke pasur parasysh se sa virulent është patogjeni dhe sa lehtë kalon kufijtë nga një vend në tjetrin.

Por edhe pse numrat e të infektuarve në Hubei kanë rënë në zero, Kina po përballet me një shqetësim tjetër pasi çështjet e importuara vazhdojnë të shtojnë numrin e infeksioneve në  vend. Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi 34 raste të reja për datën 18 Mars, te cile ishin të gjithë pacientë që sollën sëmundjen nga vendet e tjera.

Në nivel global, koronavirusi ka sëmurë mbi 211,000 dhe ka vrarë 8.700. Përhapja është përshpejtuar në pjesën tjetër të botës, duke regjistruar një katastrofë në vende si Italia. Shumë shtete  janë duke mbyllur kufijtë e tyre, duke mbyllur shkollat , duke mbyllur restorantet dhe çdo vënd tjetër ku mblidhen qytetarët. Festivalet muzikore dhe ngjarjet sportive janë shtyrë. Ekonomistët shohin, deri tani, 2.7 trilion dollarë të humbura nga prodhimi i brendshëm bruto i botës.


TË NGJASHME