HomeShowbiz

Lajm i mirë! Pas 15 vitesh, ribashkohet grupi “Take That”

Një lajm i mirë vjen nga muzika.
Pas 15 vitesh grupi “Take That” ështe bashkuar. Ishte Robie Williams ai i cili ka treguar se do të bashkohej me dy pjestarët e tjerë të grupit per nje performance.
Pas kaq shumë vitesh, 3 artistët u bënë bashkë për një performancë muzikore që u transmetua në YouTube.

Ata interpretuan hitet e tyre më të bukura në shtëpi ndërkohë që Williams theksoi se më e rëndësishmja është se tani u bë bashkë me Gary Barlow dhe Mark Owen që nga viti 2006.

“Take That” u bashkuan edhe një herë në vitin 2018-të për një performancë live në “X Factor” por më pas vazhduan të ndarë pa asnjë plan tjetër rreth krijimit të projekteve të reja muzikore si grup.

Nuk dihet nëse pjestarët duan që kjo gjë të vazhdojë kështu apo nëse në përfundim do mblidhen të gjithë së bashku si një grup.


TË NGJASHME