HomeSociale

Lajm i trishtë/ Covid-19 i merr jetën parakohe gazetarit të njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 gazetari i njohur shqiptar Artjan Tepelena, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin COVID2.

Me një karrierë të gjatë si gazetar, Tepelena ka punuar për vite të tëra në Radio Televizionin Shqiptar dhe më pas në TV SCAN ku edhe drejtonte emisionin e tij “Memorie”.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga të afërmit e tij në Facebook, ku Denda Drogu-Daja shkruan:

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit de Mirës. Të prehesh i qetë përjetë.”


TË NGJASHME