HomeSport

Lajm i zi për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta presidenti i Elbasanit

Një lajm i trishtë vjen sot për futbollin shqiptar, pasi ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare Arben Laze.

Laze ka qenë president i klubit të futbollit të Elbasanit, i cili arriti t’i kthente titullin kampion këtij klubi pas shumë vitesh mungesë.

Mësohet se Arben Laze kishte pësuar një infarkt para disa ditësh, gjë që i kishte rënduar së tepërmi gjendjen e tij shëndetësore. I shtruar në spital ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot në këtë betejë.

Kujtojmë që kur Laze ishte nën drejtimin e Elbasanit, klubi u kthye në një protagonist serioz në Superligën shqiptare, duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e tij pas 22 vitesh pritje, përkatësisht në sezonin 2005-2006./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME