HomeSport

Lajme jo të mira për Inter, dëmtimi i Handanovic e mban jashtë fushave për disa javë

Interi dëshmoi mbrëmjen e djeshme ndaj Udinezes se mund të përballojë sfidat edhe pa Samir Handanoviç, por Konte nuk do që kjo situatë të vazhdojë më gjatë.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Handanoviç ka një frakturë në gishtin e vogël dhe për këtë arsye rrezikon të ndalojë për 3-4 javë.

Dëmtimi i tij do të vlerësohet nga mjekët ditë pas dite. Nëse konfirmohet kjo ndalesë prej afro 1 muaj, atëhere në kampi zikaltër shpresojnë që Handanoviç, të jetë gati në datën 23 shkurt, për ndeshjen me Sampdorian.

Në rrezik për sllovenin mund të jetë edhe supersfida me Juventusin, në 1 mars. Ndërkaq tashmë shpresat që Handanoviç të kapë derbin me Milanin, janë thuajse zero.


TË NGJASHME