HomeShowbiz

Lajme të mira! Kylie Jenner dhe Travis Scott drejt ribashkimit

Kylie Jenner nuk është duke kaluar periudhën më të mirë të saj për shkak se është akuzuar nga revista Forbes për mashtrim financiar.
Mirëpo një lajm i mirë vjen për të nga Travis Scott.

Pas ardhjes në jetë të vogëlushes Stormi, 22-vjeçarja Jenner dhe reperi Travis Scott vendosën të merrnin një pauzë në marrëdhënien e tyre dhe vazhduan të ruanin kontaktet për shkak të vajzës.

Travis e takonte thuajse çdo ditë të voglën e tij, ndaj këto takime të shpeshta mund të kenë ndikuar në rregullimin e marrëdhënies së reperit me Kylie-n.
Të gjitha shenjat tregojnë se dyshja është drejt bashkimit dhe këtë ka treguar edhe vetë Travis në një rrëfim për “Us Weekly”.
Reperi ka lënë të kuptohet se janë në rrugë të mirë dhe me shumë gjasa do të kthehen si më parë.
Travis mendon se ka shanse për të fituar sërish zemrën e mamasë së vajzës së tij dhe ne jemi të bindur se do ta bëjë!
Pavarësisht ndarjes, ai është gjithmonë pranë Kylie-t dhe e mbështet në gjithçka.
Na mbetet një zyrtarizim nga ana e çiftit për romancën e tyre.


TË NGJASHME