HomeSociale

Lajme të mira nga SHBA, Trump tregon dy substancat që mund të kurojnë koronavirusin

E cilësuar si luftë kundër një armiku të padukshëm, beteja kundër koronavirusit vazhdon ende. Janë të shumta shtetet që po ngulmojnë, duke aktivizuar çdo lloj mekanizmi për të gjetur një mundësi ose vaksinën për të kuruar virusin COVID-19. Deri më tani, nuk ka pasur asgjë konkrete megjithatë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijnë lajme pozitive.

Presidenti amerikan Donald Trump, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se Organizata e Ushqimit dhe Ilaçeve ka zbuluar dy substanca që nëse ndërveprojnë sëbashku, kthehen në antidot për COVID-19. Trump, është shprehur se ky është një zbulim që mund të ndryshojë historinë e mjekësisë në botë dhe se Organizata e Ushqimit dhe Ilaçeve ka filluar të “lëvizë” malet.

Trump e ka mbyllur mesazhin e tij duke i bërë thirrje të gjithë specialistëve që po merren me zbulimin e kësaj vaksine të japin më të mirën dhe të nxitojnë sa më shumë sepse virusi, po merr jetë njerësizh.

Postimi i plotë i Donald Tump:

” HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN , të marra bashkë kanë një mundësi reale që të jenë një nga lëvizjet më të mëdha në mjekësi.

FDA ka lëvizur malet, faleminderit! Shpresoj që të dyja, (H punon më mirë me A) të vihet menjëherë në përdorim!

Njerëzit po vdesin, lëvizni shpejt dhe zoti bekoftë këdo!’


TË NGJASHME