HomeSport

Lajme të mira për Barcelonën, rikthehet Luis Suarez

Lajme të mira vijnë nga kampi i Barcelonës. Luis Suarez është kthyer këtë të enjte të stërvitet me shokët e ekipit. Me këto ritme, uruguajani do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Valencia në “Camp Nou”.

Rikthimi i sulmuesit do të jetë një lehtësim për Ernesto Valverde, i cili ka hasur vështirësi në këto ndeshje duke grumbulluar pesë pikë në tre ndeshjet e para. Edhe Lionel Messi ka humbur të tre ndeshjet deri më tani këtë sezon dhe ai nuk u stërviti me grupin ditën e enjte, që do të thotë se ai është pothuajse përfundimisht jashtë ndeshjes me Valencian. Gjithsesi qëllimi i Messit është të kthehet për ndeshjen kundër Dortmund në Champions League të martën në mbrëmje. Prania e tij do të varet plotësisht nga ecuria e tij përgjatë ditëve në vijim.


TË NGJASHME