HomeSport

Lajme të mira për Elseid Hysaj, rikthehet të stërvitet me ekipin

Që prej ardhjes së Carlo Ancelotti në drejtim të Napolit, mbrojtësi me origjinë shqiptare Elseid Hysaj u përball me vështirësi të shumta. Konkurrenca e madhe me Di Lorenzo dhe Malcuit, iu shtua edhe një dëmtim në muajin e kaluar gjatë ndeshjes më Torinon.

Ai pësoi një dëmtim horror, që për fat të mirë nuk rezultoi shumë i rëndë dhe brenda muajt ai e ka rimarrë veten.

Napoli këtë fundjavë do të luajë ndaj Romës, aty ku nuk përjashtohet mundësia që Hysaj të marrë disa minuta. Mbrojtësi i Kombëtares është stërvitur me grupin normalisht dhe mund të ketë disa minuta në dispozicion.

Kujtojmë që Roma është një ekipi i interesuar për shërbimet e Hysajt dhe kjo ndeshje mund të shërbente për të bindur verdhekuqtë nëse lojtari kuqezi do të jetë ën listën e kërkesave gjatë merkatos së dimrit.


TË NGJASHME