HomeSport

Lajme të mira për tifozët e Liverpool, Jurgen Klopp rinovon kontratën me “The Reds”

Lajme të mira vijnë për tifozët e Liverpool. Trajneri aktual i ekipit, Jurgen Klopp ka zgjatur kontratën me klubin ishullor. Kështu pra, ish-trajneri i Dortmund ka zgjatur kontratën deri në vitin 2024.

Strategu gjerman ia ka dalë të fitojë Ligën e Kampioneve me klubin nga ishulli, duke e rikthyer në një nivel tjetër krahasuar me disa vite më parë. Loja dhe menaxhimi i grupit, si edhe paraqitja fantastike këtë sezon kanë shtyrë drejtuesit që të ndërmarrin këtë hap. Detajet e kontratës ende nuk janë zyrtarizuar, me Klopp që do të pësojë një ritje të ndjeshme në pagën vjetore. Një lajm i tillë ka qenë i shumëpritur për fansat e kuq. Klopp u bashkua me Liverpool në verën e 2015 dhe përfiton aktualisht 7.5 milion euro në sezon.


TË NGJASHME