HomeSport

Lajme të mira për Tottenham, rekuperohet Harry Kane

Mauricio Pochettino dhe Tottenham, kanë shkruar historinë e klubit këtë sezon, duke arritur për herë të parë në një finale të Champions League. përmes një rrugëtimi të gjatë, Tottenham është në finale dhe gjatë rrugës ka eleminuar ekipe si Manchester City apo edhe Ajax. Në ndeshjen e parë kundër Manchester City, Pochettino duhet ti bënte llogaritë pa sulmuesin kryesor të skuadrës Harry Kane, i cili pati një dëmtin në kavilje. Megjithatë, një lajm i mirë vjen për teknikun argjentinas, ekipin dhe të gjithë tifozët e këtij ekipi. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Pochettino, është edhe Harry Kane. Ja edhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Pochettino:

Portierë: Loris, Vorm, Gazaniga, Uitman.

Mbrojtës: Tripier, Ros, Alderveireld, Vertongen, Sançez, Uolker, Fajth, Orie.

Mesfushorë: Uiks, Uajama, Dier, Sisoko, Eriksen, Dele Ali, Dejvis, Marsh, Skip.

Sulmues: Son, Kejn, Lamela, Jorente, Moura.


TË NGJASHME