HomeShowbiz

Lajmet e shumta mbi divorcin, flet për herë të parë Rudina Dembacaj

Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj po përflitet së fundmi për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Aleks, me të cilin ka edhe një vajzë.

Aktorja ka folur për herë të parë pas lajmeve për divorcin por nuk mohoi as nuk pohoi gjë, duke thënë në emisionin e mëngjesit të “Ora News” se do të flasë në një moment të dytë për këtë pjesë.

Megjithatë ajo e kishte një ankesë ndaj mediave kur tha se dëshiron të dijë se cilat media kanë përdorur fjalën “Rudina akuzohet…” duke aluduar se ka qenë Rudina ajo që ka tradhtuar.

“S’e kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për… ‘ Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë. Kam zgjedhur të mos flas për këtë. Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment”, thotë ajo.

E pyetur nga moderatorja për gjendjen e saj shpirtërore të momentit, Rudina u shpreh se ndihet shumë e lumtur:

“Nga gjendja shpirtërore jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”, e mbyll ajo deklaratën e saj.


TË NGJASHME