HomePolitikë

Lajmi i fundit/ “Anglishtja që në klasë të parë”, Ahmetaj njofton reformë të re në arsim

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj deklaroi se në muajin shtator do të nisë një reformë e re në arsim, që ka të bëjë me futjen e anglishtes në klasën e parë. Nga foltorja e Kuvendit Ahmetaj iu përgjigj akuzave të opozitës për aktin normativ si pjesë e situatës me COVID-19.

Ndër të tjera Ahmetaj tha se PS po përgatitet për mandatin e tretë qeverisës.

“Numërojeni pak deficitin buxhetor. Ai ka në kurriz 4.4 % brenda vetes goditjen që merr nga ekonomia. Vetëm 2.2 % nga tërmeti. Është gati 2 një deficit normal. Kjo tregon se qeveria ecën me përgjegjshmëri. E keni lexuar aktin normativ? Ka shtesë numrash, mësuesish për një reformë të rëndësishme. Do duhet ta dini ju të opozitës, që ne kemi nisur një reformë të re për fëmijët dhe prindërit e këtij vendi. Kemi nisur anglisht në klasë të parë për nxënësit e republikës. Që ata të jenë gati për Global Economi. Prindërve ju bën, ndoshta juve jo. Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur mbi 25 % në këto vite. Ju më flisni për oligarkët. Taksa progresive i kthehu 110 mld dollarë atyre që ju i quani njerëz në nevojë. Ne hoqëm taksën për 300 mijë lekë e poshtë, e rritëm pagën minimale. Ne do të ndjekim këtë model, për të përgatitur mandatin e tretë të kësaj maxhorance, të kryeministrit Edi Rama.”, tha ai.


TË NGJASHME