HomeSport

Lajmi i fundit/ FIFA ka njoftuar ekipet kombëtare për Kampionat Botëror çdo 2 vite

Mund ta imagjinoni një botë ku ka një turne të madh ndërkombëtar që mbahet çdo dy vite? Ideja është më afër realitetit se kurrë më parë.

Pas një propozimi nga Federata Saudite e Futbollit në maj, FIFA tani po kryen një studim fizibiliteti mbi praktikat e ndryshimit të ciklit të Kupës së Botës nga katër vjet në dy, që do të thotë se kampionatet kontinentale (si Kupa e Artë, Kampionati Europian dhe Copa America) do të futen “sanduiç” në mes si alternativa. Ndërkohë para pak orësh një zyrtar i FIFA-s njoftoi se organi më i lartë i futbollit ka njoftuar ekipet kombëtare që të përgatiten për zhvillimin e turneut global çdo dy vite, duke nisur nga viti 2026.

Studimi po udhëhiqet nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger (tani Shefi i FIFA-s për Zhvillimin Global të Futbollit) dhe 166 nga 210 shoqatat kombëtare të FIFA-s kanë dhënë mbështetjen e tyre për zhvillimin dhe praktikimin e kësaj ideje.

Sidoqoftë, ka rezistencë. Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin shprehu kundërshtimin e tij javën e kaluar, ndërsa ligat kryesore ende nuk kanë diskutuar rreth saj. Por, duke folur në L’Equipe në fundjavë, Wenger shprehu mendimin pas propozimit për të rritur jo vetëm rregullsinë e Kupave të Botës, por edhe për të ri-vizatuar kalendarin ndërkombëtar në një mënyrë që i përshtatet të gjithë elementëve të lojës.

Do të thotë më shumë turne të mëdhenj, por më pak pushime ndërkombëtare, më shumë mundësi për kombet për të organizuar Kupat e Botës dhe klubet që vuajnë më pak nga përçarjet nga ndeshjet ndërkombëtare./ Burimi: EllarGuero | GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME