HomeLajmi i Fundit

Lajmi i Fundit / IKMT kallëzim penal për katër zyrtarë të bashkisë Himarë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim penal për tre zyrtarë të Bashkisë Himarë.

Mësohet se bëhet fjalë për kryeinspektor i IMT, Himarë Renato Hodaj, inspektorin Melseid Nelaj,  inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektorin Dhimiter Balaj.

Sipas IKMT-së, pas kontrollit në terren, është vënë re se të kallezuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi.

“Kallëzim për kryeinspektorin dhe 3 inspektorë në Himarë. Kallëzim ndaj zyrtarëve për shpërdorim detyre. I kallëzuar Renato Hodaj, kryeinspektor i IMT në Himarë; Melseid Nelaj; Erion Zenelaj, Dhimitër Balaj. Të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat sipas ligjeve”, thuhet ndër të tjera në kallëzim