HomeLajmi i Fundit

Lajmi i Fundit / Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi rrëqethës në “Facebook”, ku shkruan se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

Aneta Rama ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa ishte shtruar në spital, por një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.