HomeLajmi i Fundit

Lajmi i Fundit / Vrasja e taksistit, autorët: E bëmë për nderin e familjes

Lidhur me vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla tre ditë më parë, vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar se kanë qenë ata që kanë ekzekutuar të moshuarin pasi ai kryente veprime të pahijshme ndaj një të afërmes së tyre.

Ata kanë thënë para policisë se janë ndier të detyrar që të ekzekutonin të moshuarin pasi nuk kanë arritur të bindin me metoda të tjera 71 vjeçarin që të hiqte dorë nga e afërmja e tyre.

U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me 71 vjecarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty. I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”,- kanë deklaruar ata në Polici pas arrestimit.