Aktualitet Lajme

Lala: Edhe 2 autorë të atentatit pranë identifikimit

Një palë syze dielli e kanë ‘tradhtuar’ stomatologun Redjan Rraja, i ndaluar nga policia si një prej autorëve të sulmit me armë mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoj pasditen e së premtes tek mbikalimi i Shkozetit. Kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala në “Reals Story” në News24 mbrëmjen e sotme duke dhënë detaje të tjera nga hetimet. Lala tha se Rraja është shoqëruar të dielën në darkë, teksa udhëtonte për në Hanin e Hotit dhe ka deklaruar se udhëtimi ka qenë i planifikuar.

“Rraja është një emër jo pak i njohur. Ai është shoqëruar që të dielën në darkë nga policia, ka qenë një nga personat e shoqëruar. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit. Ka qenë duke u larguar, ai ka thënë se ka qenë udhëtim i planifikuar. Një palë syze dielli e kanë lidhur me ngjarjen sepse janë gjetur në makinën e autorëve që u gjet në Shkafane. Ai ka qenë i akuzuar për fshirjen e gjurmëve në vrasjen e Elton Çiços dhe gjurmët e tij të gishtave ishin të skeduara. Fillimisht ai ka mohuar çdo gjë. Kur është vënë përpara fakteve dhe syzet i janë vënë para ka pohuar që janë syzet e tij por ka mohuar që ka lidhje me ngjarjen”, deklaroi gazetarja.

Një ndihmesë tjetër për zbulimin e autorëve sipas Lalës ka qenë edhe dëshmia e shoferit të Pëllumb Muharremit, i cili eskortonte makinën e Prokurorit Ndoj. Lala deklaroi se dhe dy autorët e tjerë janë pranë identifikimit dhe janë nga Veriu dhe me rekorde të theksuara kriminale.

“Makina e Arjan Ndojës ka qenë duke u eskortuar nga automjeti i Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit ose i njohur me nofkën ‘Rrumi’. Në momentin që ka ndodhur atentati, shoferi i Muharremit ka parë gjithë skenën dhe ka përshkruar personat e dyshuar dhe kjo gjë ka ndihmuar prokurorët. Në momentin që ai ka dhënë dëshminë e tij, dyshimet janë që mjeti nuk është djegur sepse autorët kanë pasur frikë se janë ndjekur nga ky automjet. Por shoferi ka qëndruar për të ndihmuar të plagosurit.Dhe dy personat e tjerë janë pranë identifikimit, janë nga veriu me rekorde të shumta kriminale”, deklaroi Lala.

Ajo tha se sipas hetuesve Redjan Rraja nuk ka vepruar për llogarinë e tij direkte por për llogari të grupeve kriminale në Durrës që kanë interesa direkte me çështjen e pronave.
“Prona që rezultojnë me mbivendosje, përfituesi më i madh i të cilave është Pëllumb Muharremi. Sa i përket Redjan Rrajës se si një njeri që ka qenë stomatolog në burg dhe është shndërruar në një njeri të rrezikshëm mbetet për t’u saktësuar”, tha ajo.

Ajo tha se hetimi nuk mund të quhet i përfunduar vetëm me faktin se kemi një person të arrestuar Redjan Rrajan.

Lala tha se hetimi mund të quhet i përfunduar vetëm kur të gjenden personat që kanë urdhëruar vrasjet. Ajo theksoi se ky atentat u zhvillua në kohën e tensioneve politike, kur kryeministri e zv. kryeministri bënë deklarata publike, në një çështje të prokurorit, i cili arrestoi ish-kreun e Kadastrës Durrës Liridon Pula

“Këtu nuk diskutohet për Arion Ndojin. Ndojit ia ka bërë vettingun plumbi. Ky hetim do të ishte i mbyllur, kur të kemi prapa hekurave, kur të kemi në burg porositësin. Kujtojmë se ky atentat është bërë në kohën që ndaj prokurorit janë lëshuar akuza publike nga kryeministri dhe zv. kryeministri.

Pastaj se çfarë ka dashur Ndoji në një makinë me një kriminel këtë duhet ta thotë ai në vetting. Unë mendoj se nëse nuk vihen prapa hekurave porositësit, mendoj se është një hetim i dështuar. Duhet që të merren të gjitha dëshmitë e personave të dyshuar dhe që ata mund të nxjerrin emra për urdhëruesit. Kështu duhet të hetohet”, tha Lala.

Related posts

Shkarkime masive tek ARRSH, ish-drejtori Afrim Qendro nuk lejohet të futet në institucion

Mila

Grupet e reja Parlamentare/ Si u shkel Rregullorja e Kuvendit

Mila

Itali/Biznesmeni godet me kacavidë shqiptarin

Mila
Na Kontaktoni!