HomePolitikë

Lame: Do të nisim regjistrimin e pronave të sindikatave

Sipas kreut të kadastrës, nuk janë vetëm pronat e sindikatave të paregjistruara në zyrat e hipotekës. Por të gjitha pronat shtetërore janë lënë jasht vëmendjes në këtë drejtim.

Kur në vitin 2005, demokratët morën përsëri pushtetin, Berisha ishte penduar për dekretin e vitit 1992. Qeveria e tij, në vitin 2009 hartoi një ligj të ri. Ligjin nr.10159, datë 15.10.2009 “Për shfuqizimin e ligjit nr.8340/1, të vitit 1998. Pra, Berisha donte t’ua merrte përsëri pronat sindikatave për t’i kthyer në pronë shtetërore.

Por, krerët e sindikatave e çuan ligjin e Berishës në Gjykatë Kushtetuese. Ata kishin dy pika të forta.

1 – Ligji në fjalë cenonte nenin 41 të kushtetues që garanton të drejtën e pronës.

2 – Ligji cënon liritë sindikaliste të garantuar nga neni 50 i kushtetues.

Gjykata Kushtetuese iu dha të drejtë sindikatave dhe pronat u mbetën përsëri atyre. Pas këtij momenti nuk ka pasur më asnjë përpjekje nga ana e shtetit për tu marrë me këto prona.

Por, diçka u përfol në këtë drejtim kur u miratua ligji i ri për kadastrën.

“Ligji i ri për kadastrën në kuadër të regjistrimit të pronave shtet dhe privat, do të bëjë një tentative për regjistrimin e te gjitha pronave shtet dhe sipas situatës ligjore që ka momentalisht. Dhe në një moment të dytë i takon shtetit të zgjidhi cështjen se si do të veprojë me këto prona”, tha Artan Lame, Dretor i Kadastrës.Sipas kreut të kadastrës, nuk janë vetëm pronat e sindikatave të paregjistruara në zyrat e hipotekës. Por të gjitha pronat shtetërore janë lënë jasht vëmendjes në këtë drejtim.

“Mund ta them në përgjithësi dhe kjo do të jepte të kuptoje se në ç’derexhe është lënë ky shtet… vetëm 4% e pronës shtet është e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme”, shtoi Lame.

Pra, shteti 96% të pronave të veta nuk i ka të hipotekuara. Kjo situatë është përtej çdo llogjike. Kjo nuk është neglizhencë. Ky është një krim që është bërë me dashje në këto 30 vitet e fundit.

“Mosregjistrimi i pronave në ZRPP, i jepte të gjithë mundësinë për të luajtur si të donin. Për ti trajtuar me privatizime fantazëm”, tha Artan Lame.


TË NGJASHME