Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Lame tregon kërcënimet që ka marrë: Nuk ruhem nga policia

Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës këtë të mërkurë në emisionin Opinion ka treguar kërcënimet që ai ka marrë, sa i përket çështjes së pronave në bregdet.

Drejtuesi i emisionit i vendosi zotit Lame pyetjen e gazetarit Artan Hoxha, i cili e pyeste nëse ishte marrë në mbrojtje ai vetë apo drejtorët e Hipotekës në rrethe.

“Erdha me ndonjë polic, unë? Nëse nuk i fut dorën njeri në xhep nuk ka ndonjë…”, tha Lame sa i përket pyetjes nëse ruhet nga efektivë të policisë.

I pyetur drejtpërdrejt nëse kishte marrë kërcënime, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tha: “Ka ndonjë shqiptar që është marrë me pronat dhe s’ka marrë kërcënim? Ka nga më të ndryshmet dhe deri tek kërcënimet serioze që i kam referuar aty ku duhet. Është mëse normale që mund të ketë të tilla gjëra… Nuk rezulton që nga drejtorët aktualë të jenë nën mbrojtjen e policisë”./ Opinion.al

Related posts

Egla Harxhi tha që nuk jetojnë më bashkë, ”Princi i Libofshës” zbulon arsyen

Tatani

Studimi: Si ndikojnë ushqimet në humorin tonë

Xhensila Gotanews

Moti keq shkakton probleme në aksin Tepelenë-Përmet

Mila
Na Kontaktoni!