HomeSport

“Lamtumira” e Ozil ka habitur edhe Low, Erdogan i “puth sytë”

Vazhdon të ndezi akoma debat largimi i Mesut Ozilit nga kombëtarja gjermane e futbollit. Tashmë duket se ai është kthyer në një çështje diplomatike. I fundit që ka reaguar ka qenë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili e ka mbështetur lojtarin për vendimin patriotik që ai bëri. “Kam folur në telefon me të. Vendimi i tij është mjaft patriotik dhe për këtë dua t’i puth sytë.

E mbështes vendimin e tij dhe gjermanët nuk mund të fshihen”, tha Erdogan duke vënë në diskutim edhe njëherë marrëdhënien e shtetit turk me Gjermaninë. Ndërkohë, trajneri Joachim Low, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Sardenjë. “As trajneri i kombëtares, as unë dhe as pjesëtarët e tjerë të stafit nuk dinim asgjë për këtë vendim dhe e mësuam si të gjithë të tjerët në internet”, deklaroi Harun Arslan, menaxheri i trajnerit të Gjermanisë, në intervistë për “Bild”/shekulli.com.al


TË NGJASHME