HomeSport

Lamtumira emocionuese e tifozëve të Ajax për Frenkie de Jong

Frenkie De Jong dhe Ajax Amsterdam, do të shkojnë drejt ndarjes këtë sezon. De Jong do të luajë ndeshjen e fundit për Ajax pasi sezonin tjetër do të luajë për një ekip si Barcelona. Mirëpo, para largimit zyrtar, tifozët e skuadrës holandeze kanë përshëndetur në mënyrë speciale lojtarin.

Me qindra prej tyre e kanë pritur futbollistin jashtë stadiumit “Johann Cruijff Arena” për t’i treguar atij të gjithë vlerësimin si një nga protagonistët e sezonit fantastik të Ajax. Atmosfera është ndezur më shumë, kur edhe De Jong i është bashkuara koreve të tifozëve të tij, duke u shndërruar në një “ultras” të Ajax Amsterdam.


TË NGJASHME